Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët në fshatin Pastasel të Rahovecit.
Ajo ka bërë të ditur se vlera e kësaj kontrate është 509,880.81 euro ndërsa objekti shkollor do të ketë hapsirë prej 1100.00m².
Ndërtimi i kësaj shkolle do të nis brenda pak ditësh.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria