Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nagavci njofton se 696 kandidatë kanë aplikuar në konkursin për inspektorë të arsimit

Nagavci njofton se 696 kandidatë kanë aplikuar në konkursin për inspektorë të arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është përmbyllur faza e parë e procesit të konkursit për inspektorë të arsim, shkruan Arbëria TV.
Ajo ka bërë të ditur se kanë aplikuar 696 persona, e 338 nga ta kanë kaluar verifikimin paraprak.
Tutje ajo ka përgëzuar kandidatët e konkursit duke iu uruar suksese.
Postimi i plotë i saj:
“Në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim, në prill të këtij viti kemi hapur konkurs për 33 inspektorë të arsimit.
Tashmë është përmbyllur me sukses faza e parë e procesit të konkursit.
Kanë aplikuar gjithsej 696 aplikantë ku 338 prej tyre e kanë kaluar verifikimin paraprak. Sipas procedurave tani kalohet në fazat e mëtutjeshme të konkursit.
Përgëzoj kandidatët që kanë kaluar fazën e parë të konkursit dhe suksese tutje”, shkroi Nagavci.