Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Nagavci: Kemi hyrë në muajt e dimirit, shtohen shpenzimet e vështirësitë – po ndikojnë luftërat nëpër botë

Nagavci: Kemi hyrë në muajt e dimirit, shtohen shpenzimet e vështirësitë – po ndikojnë luftërat nëpër botë

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci paralajmëroi vështirësi për qytetarët pasi tha se po hyjmë në muajt e dimrit.

Nagavci tha në seancën e Kuvendit se luftërat në botë po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e energjisë e produkteve ushqimore në Kosovë.

“Kemi hyrë në muajt e dimrit. Po afrohen edhe festat e fundvitit. Familjeve iu shtohen shpenzimet për ngrohje dhe energji. Në të njëjtën kohë, luftërat dhe krizat ekonomike po vazhdojnë të ndikojnë në çmimet e energjisë, të lëndëve të para dhe të produkteve ushqimore në mbarë botën”, tha ajo.

Nagavci tha se Kosova po i përjeton “pasojat e këtyre luftërave” qe nga viti 2021.

Në këtë situatë, ajo tha se Qeveria ka ndërmarrë masa.

“Gjatë vitit 2026, Qeveria ka ndërmarrë masa konkrete për t’i mbështetur qytetarët përballë këtyre vështirësive”, tha ajo.

Nagavci përmendi rritjen e pagës minimale, shtesat për lehonat, pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori e subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme.

Deputetja tha se e vlerësojnë “punën e deritanishme dhe masat që janë ndërmarrë” nga Qeveria, ndërsa i kërkoi Ekzekutivit që të ketë mbikqyrje të shtuar të çmimeve gjatë këtyre muajve.