Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nagavci: Diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse

Nagavci: Diskutuam edhe për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka mbajtur një takim me drejtorin e UNFPA për Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi, John Kennedy Mosot dhe udhëheqësen e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko Nimani.

Nëpërmes një postimi Nagavci ka treguar temë diskutimi ishte inicimi i programit master për edukatë seksuale gjithëpërfshirëse.

“Diskutua për inicimin e programit Master në Edukatë Seksuale Gjithëpërfshirëse, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe IKShPK-në dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë në realizmin e kësaj iniciative”, ka shkruar ajo.

Tutje Nagavci shtoi se u diskutua edhe për shkollat si promovuese të shëndetit dhe edukimit shëndetësor.

“I informova për politikat arsimore të cilat kanë në fokus shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve, përfshirë edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues, e cila është e integruar në Kurrikulën e Kosovës”, ka shkruar Nagavci.