Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka përmendur prezencën e Milan Radoiçiqit në tubimet zgjedhore në mbështetje të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe deklaratat e ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq se “në një moment flamuri serb do të valojë mbi Prizren”.
Nagavci tha në seancën plenare të Kuvendit se “Radoiçiqi e ka pranuar organizimin e grupit që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, ndërkohë që Serbia nuk e ka dorëzuar para drejtësisë së Kosovës dhe nuk e ka ekzekutuar fletëarrestin ndërkombëtar”.
“Çfarë shteti është ky në mes të Evropës?”, tha Nagavci.
Ajo tha se nuk habiten nga deklarata e Daçiqit. Tha se ato nuk janë thjesht fjalë elektorale.
“Ne nuk habitemi. Këto nuk janë vetëm deklarata elektorale, por vazhdimësi e prentendimeve territoriale nga të cilat Serbia nuk ka hequr dorë”, tha ajo,
“Por Prizreni është qytet i Republikës së Kosovë. Është kryeqendër historike e kombit shqiptar. Sovranitetin tonë nuk e prekin dot. E provuan dhe humbën. Do të humbin çdoherë”, shtoi Nagavci.