Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Na puno, Serbia fito” – Janina Ymeri kritikon ashpër qeverisjen e VV-së

“Na puno, Serbia fito” – Janina Ymeri kritikon ashpër qeverisjen e VV-së

Janina Ymeri ka reaguar me tone të forta ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke ngritur shqetësime për zhvillimet ekonomike dhe raportet tregtare me Serbinë.

Në reagimin e saj, Ymeri përdor një krahasim simbolik me lumin Danub, duke theksuar se ashtu si ky lum që buron në Gjermani dhe kalon nëpër disa shtete drejt Detit të Zi, edhe ndikimi ekonomik serb po shtrihet në rajon, përfshirë Kosovën.

Ajo përmend edhe çështjen e lejimit të operimit të figurave dhe entiteteve që, sipas saj, lidhen me interesat ekonomike të Serbisë në Kosovë, duke përmendur biznesmenin Vuk Hamoviq.

Sipas Ymerit, një nga treguesit kryesorë është rritja e eksporteve të Serbisë drejt Kosovës gjatë qeverisjes së Albin Kurtit. Ajo pretendon se në vitin e pestë të qeverisjes, eksportet serbe janë rritur deri në pesëfish.

Në përfundim, Ymeri e përmbledh qëndrimin e saj me një mesazh të shkurtër:
“Na puno, Serbia fito.”