Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Na ndihmoni për hir të Allahut, të gjithë po vdesin” – trajneri turk i përlotur kërkon ndihmë

“Na ndihmoni për hir të Allahut, të gjithë po vdesin” – trajneri turk i përlotur kërkon ndihmë

Trajner i Hatayspor, Voljan Demirel, ka kërkuar ndihmë për popullin e vet, pas tërmetit vdekjeprurës që goditi sot Turqinë, shkruan TV Arbëria.

Në një video drejtpërdrejt në llogarinë e vet në Instagram, trajneri i klubit të Superligës turke nga provinca Hatay Demirel nuk mundi t’i përmbajë lotët e hidhërimit derisa kërkoi ndihmë, duke thënë se njerëzit e goditur nga tërmeti vdekjeprurës nuk po ndihmohen në rrethinat e Hatay.

“Ka njerëz që kanë shumë nevojë për ndihmë. Ku jeni, ekipe (të shpëtimit)” pyeti ai.

“Ju lutem na ndihmoni! Situata është e njëjtë jo vetëm në Hatay, por edhe në provincat përreth. Të gjithë janë të shkatërruar. Të gjithë po vdesin. Për hir të Allahut, na ndihmoni”, kërkoi ndihmë Demirel.

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballësh e goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën herët në mëngjes, duke i vrarë të paktën 641 njerëz në të dy vendet.

Qindra njerëz besohet se kanë mbetur ende të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave.

Raportohet se 284 njerëz janë vrarë në shtatë provinca të Turqisë, ndërsa 440 të tjerë janë lënduar.

Në Siri, numri i të vdekurve raportohet të ketë arritur në 237.

LEXO EDHE

Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës publikon numrat emergjentë

 

912 persona të vdekur nga tërmeti në Turqi

 

 

Turqi, mbyllen shkollat për një javë në zonat e prekura nga tërmeti

 

 

Themes by WordPress