Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Na duhen më shumë pajisje ushtarake”, çfarë paralajmëron gjenerali i NATO-s!

“Na duhen më shumë pajisje ushtarake”, çfarë paralajmëron gjenerali i NATO-s!

Vendet anëtare të NATO-s janë gati të mbrojnë veten, por duhet të rrisin prodhimin e pajisjeve ushtarake.

Kështu u shpreh gjenerali i lartë i NATO-s, Christopher Cavoli, i cili foli për një stërvitje të gjerë të quajtur Steadfast Defender 24, e cila përfshinte 90,000 trupa të NATO-s nëpër vende të shumta evropiane nga muaji janar deri në maj.

“Ne e kemi zhvendosur fokusin tonë tërësisht gjatë dy viteve të fundit. Dikur bënim operacione jashtë zonës, tani jemi fokusuar në mbrojtjen e territorit të aleancës”, u shpreh gjenerali më i lartë i aleancës.

Por “kur bëhet fjalë për pajisjet ushtarake… ne duhet të ndërtojmë më shumë, duhet të zgjerojmë bazën tonë industriale”, shtoi ai.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë në pah rrezikun e konflikteve moderne dhe nevojën për municione dhe pajisje të tjera ushtarake.