Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mustafi: Zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet ka implikime të drejtpërdrejta për shqiptarët e Luginës

Mustafi: Zbatimi i ligjit për të huajt dhe i ligjit për automjetet ka implikime të drejtpërdrejta për shqiptarët e Luginës

Republika e Kosovës ka nisur sot zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet, duke filluar një periudhë informuese që do të zgjasë deri më 15 mars.

Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi ka thënë se ligjet kanë implikime të drejtpërdrejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës që ende nuk posedojnë dokumente kosovare, por jetojnë në territorin e Kosovës prej vitesh.

Sipas tij, ligjet nuk ndalojnë hyrjen e qytetarëve dhe nuk synojnë penalizim, por vendosin qartësi juridike aty ku për vite ka ekzistuar një “zonë gri administrative”.