Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mustafi: Shqiptarët e Luginës s’do bëhen asnjëherë pjesë e shërbimit ushtarak të Serbisë

Mustafi: Shqiptarët e Luginës s’do bëhen asnjëherë pjesë e shërbimit ushtarak të Serbisë

Qeveria serbe po shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në vend. Kjo ka ngjallur reagime te shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë paralajmëruar se do ta refuzojnë një iniciativë të tillë.

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se kjo iniciativë është e papranueshme për shqiptarët e Luginës

Ai në RTV Dukagjini, tha se Serbia përmes kësaj iniciative do ta shtojë diskriminimin te komuniteti shqiptar në Luginë.

Mustafi tha se shqiptarët do ta refuzojnë në plotëni këtë kërkesë të Serbisë.

“Është problematik dhe i papranueshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, patur parasysh historinë e kësaj ushtrie, kjo ushtri ka nxitur luftrat në ish-jugosllavi. Kjo ka ngritë tensione te qytetarët se si do të aplikohet. Ajo që është e ndishme për neve është se si Serbia aplikon ligje selektive si është ligji mbi vendbanimin për adresat që pasivizohen shqiptaret. Mendojmë që mund të përdoret e njëjta iniciativë p[ër të shkatuar probleme në Luginë”, tha ai.

“Janë disa aspekte, cdo iniciativë mund të përdoret presioni, mund të shtohet diskriminimi ndaj shqiptarëve. Natyrisht asnjë shqiptarë nuk do t’i përgjigjet kësaj iniciative për të shërbyer në ushtrinë serbe. Shqiptarët e Luginës kanë qenë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për Medvegjë. Do t’i marrim masat për të refuzuar këtë iniciativë, dhe mosbindje qytetare”, vijoi ai.

Powered by WordPress