Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mustafa për seancën në KS: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë

Mustafa për seancën në KS: Për herë të parë na futën në një thes me Serbinë

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit, ku Kosova u kritikua nga SHBA, Franca e Britania për çështjen e ndalimit të dinarit serb. Ai tha se për herë të parë Kosova u fut me një thes me Serbinë.

Mustafa tregon pikat në të cilat u kritikua Kosova, dhe siç thotë ai se askush nuk i përkrahi qëndrimet dhe sjelljet e ngatrrestarëve.

“Në Nju Jork mund të veçohen tre qëndrime të qarta të aleatëve të deritanishëm. U kritikua fort mënyra sesi Kosova ka vepruar në heqjen e dinarit serb; u kritikua ashpër Serbia për veprimet paramilitare në Banjske dhe u tha qartë nga SHBA se KS i OKB nuk është vendi që Kosova dhe Serbia i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, por është BE. Askush nuk përkrahi qëndrimet dhe sjelljet e ngatrrestarëve!”, potencoi Mustafa.

Ndërsa për kritikat që morëm nga aleatët tanë, Mustafa thotë se për herë të parë na futën në një thes me Serbinë, derisa shton se këto nuk duhet të shihen vetëm si deklarata, sepse nëse i shohim si të tilla gabojmë.

“Ne mund të themi çfarë të duam, por me rëndësi është çfarë thanë aleatët tanë: SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Ata për herë të parë na futën në një thes me Serbinë. Gabojmë nëse këto i kuptojmë vetëm si deklarata!”, përfundoi Mustafa për Gazeta Blic.

 

Themes by WordPress