Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit, për të mbetur në pushtet

Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit, për të mbetur në pushtet

Ish-Kryetari i LDK-së ka folur për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.

Mustafa veç se paranjofton “dredhi” të radhës nga Presidentja Osmani “për të mbetur në pushtet”.

“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë quar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shjeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet”, tha Isa Mustafa për Nacionale.