Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mustafa: Ligji i buxhetit i rëndësishëm por ky ligj nuk ofron zhvillim ekonomik

Mustafa: Ligji i buxhetit i rëndësishëm por ky ligj nuk ofron zhvillim ekonomik

Të hënën pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, buxheti për vitin 2025, por që Bashkim Mustafa, njohës i çështjeve ekonomike deklaroi se tha se ky ligj nuk ofron zhvillim ekonomik por nuk i forcon as institucionet, apo edhe mirëqenien sociale.

Mustafa në “Five” u shpreh se nuk ka rëndësi planifikimi i buxhetit por mënyra e realizimit të tij, në ” katër vitet e fundit në Kosovë e kemi realizimin më të ulët të investimeve kapitale”.

“Ligji i buxhetit nuk ofron zhvillim ekonomik, është blerje apo vazhdimi paqes sociale me një rritje sociale të të ardhurave, por nuk ofron zhvillim ekonomik, nuk forcon institucionet, nuk rrit mirëqenien sociale dhe nuk ofron diçka të re nga vitet e kaluara. Nuk është e rëndësishme planifikimi i buxhetit por realizimi i buxhetit. 4 vitet e fundit e kemi realizimin më të ulët e investimeve kapitale, që janë instrumenti kryesor i zhvillimit ekonomik”, vijoi Mustafa.

Nagip Skenderi, Profesor i ekonomisë deklaroi se projektsoni buxhetor i paraparë me 3.6 miliardë euro nuk është buxhet i pritur për realizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

“Projektsoni buxhetor me të cilin qeveria e Kosovës ka dal për vitin 2025, nuk është buxheti i cili është pritur për të realizuar zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Sepse edhe projektsonet e buxheteve të kaluara, kanë dëshmuar se gjitha ato projektsonet e kaluara nuk kanë mundur të realizohen praktikisht, qoft realizohen praktikisht, qoftë nga mosdija, neglizhenca apo mosfunksionimi i nivelit qendror dhe lokal. Ka munguar transparenca buxhetore e vitit kaluar, që duhet të raportohet nga gjithë planifikimet dhe arritjet të cilat janë shfrytëzuar nga buxheti i planifikuar. ԇdo vit, dhe këtë vit kemi pasur mosrealizim efikas të buxhetit shtetëror. Që ka quar deri në mosrealizimin e aktiviteteve ekonomike të parashikuara. Projektsonet buxhetore duhet bashkëpunim me opozitën, shoqërinë civile dhe me grupet e tjera të interesit. Sepse buxheti është i të gjithëve, dhe duhet të jetë epiqendër vet target i zhvillimit ekonomik, social, punësimi e të rinjve në ndërmarrje publike apo private. Janë të dëshpëruar se nuk i ka përmbushur projektsonet e parapara buxhetore”, tha Skenderi.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do mbajë seancë plenare më 11 nëntor, në të cilën do të trajtohet buxheti për vitin 2025. Partitë opozitare thanë se nuk do të votojnë Projektligjin për buxhetin, derisa theksuan se i njëjti ka mangësi të mëdha.

Powered by WordPress