Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Mustafa: Le të tregojë Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën

​Mustafa: Le të tregojë Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën

Ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur rreth planit evropian që u diskutua të hënën në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shitet si juriste e fortë dhe duhet të tregojë se çka përmban kjo pikë.

“Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?

Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, ka shkruar Mustafa.