Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Mustafa i reagon Ramës ndaj vendimit për vendosje të kamerave, thotë se “qytetarët shndërrohen në njerëz të dyshuar”

Mustafa i reagon Ramës ndaj vendimit për vendosje të kamerave, thotë se “qytetarët shndërrohen në njerëz të dyshuar”

Para pak ditësh kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se do të vendosen kamera të sigurisë nëpër qytet. Për këtë pati reagime të ndryshme. Sot ka reaguar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, i cili ka thënë se me këtë veprim qytetarët realisht shndërrohen në njerëz të dyshimtë, shkruan Reporteri.net.

“Do të ishte mirë që udhëheqësit e Prishtinës ta lexojnë një herë, dy herë e disa herë këtë shkrim, para se ti fusin të gjithë qytetarët në kamera ose para se qytetarët si njerëz të lirë ti shndërrojnë një njerëz të dyshuar të cilët duhet vëzhguar”, shkroi Mustafa.

Mustafa ka treguar se si gjatë mandatit të tij e kishte menduar një gjë të tillë por se me daljen jashtë Kosovës, e ka cilësuar si veprim të panevojshëm.

“Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë. Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj”, shkroi Mustafa në Facebook.

/Tv Arberia 

Powered by WordPress