Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musmurati e PDK-së: Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë

Musmurati e PDK-së: Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës njëherit kandidatja për deputete, Besianë Musmurati  ka deklaruar se punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin e kësaj partie.

Sipas saj, do të ketë 100 Euro subvencion për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private dhe mësim gjithëditor për shkollat nën 600 nxënës.

“Punësimi i vajzave dhe grave është prioritet kyç në programin tonë. 100 Euro subvencion për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private dhe mësim gjithëditor për shkollat nën 600 nxënës”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell TvArbëria.