Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, do t’i nënshtrohet një operimi të rëndë në zemër, i cili nuk bëhet në Kosovë dhe se ajo ka udhëtuar tashmë për në Gjermani.
Ajo sot ka udhëtuar, e javën e ardhshme do t’i nënshtohet operimit në zemër.
Këtë e ka bërë të ditur bashkëpartiakja e saj Ariana Musliu-Shoshi,me ç’rast i ka uruar asaj shërim të shpejtë.
“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu. Të presim edhe më të fortë”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.
TV Arbëria