Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Musliu: Turpi qoftë mbi ju, vetëm 17 deputetë votojnë pro pensioneve të Policisë

Musliu: Turpi qoftë mbi ju, vetëm 17 deputetë votojnë pro pensioneve të Policisë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka propozuar në Kuvend amendamentin që në buxhetin e vitit 2024 të shtohen 10 milionë euro për pagesën e pensionimit të parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe punonjësve të Inspektoratit Policor.

Ky amandament nuk e ka marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pro këtij amandamenti votuan 17 deputetë, kundër ishin 43, ndërsa pesë abstenuan. Shumica e deputetëve të LVV-së votuan kundër këtij amandamenti. Kjo bëri që deputetja Musliu të shpreh kritika të ashpra ndaj tyre.

“Ju për inate personale e polike votoni kundër këtij amadamenti. Turpi qoftë mbi ju. Jeni duke e shkatërrua shtetin. Kjo është e pafalshme. Turp që vetëm 17 deputetë të votojnë pro pensioneve të Policisë. Turp”, u shpreh ajo./Paparaci/

Powered by WordPress