Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po krenohet se si lokalet po e furnizojmë Policinë e Kosovës me ushqime.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka kërkuar që policia të furnizohet me ushqim, armatim e veshmbathje përmes rrugëve shtatorë dhe jo përmes rrugëve të bamirësisë.
Musliu tha se Svçela dhe shefi i tij janë shkatërrues të institucioneve.
“Në njëren anë krenohen qe kanë miratu buxhetin ma të lartë për siguri, në anën tjetër sigurinë e vendit e trajton përmes rrugëve të bamirësi.
Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i qeverisë së Albin Kurtit për turpin e tij e tonin si shtet, po mburret që ushqimin për policinë në Veri përmes rrugës së bamirësisë. O dështaka, o shkatërrues të institucioneve, policinë e këtij vendi trajtojeni me dinjitet, siguroju paga, ushqim, armatim e veshmbathje”, ka shkruar ajo, duke kërkuar zgjedhjen e drejtorit të policisë.
“Zgjedhe drejtorin e policisë e mos na trego se sa bujarë e fisnikë janë shqiptarët sepse e dijmë sikurse e dijmë që ti dhe shefi yt nuk keni as plan e as vullnet për ta qeverisur këtë vend”, përfundoi Musliu.
Lexo edhe