Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka ironizuar me meritat e qeverisë për heqjen e vizave nga Tajlanda.
Ajo në një postim në “Facebook” ka thënë se avio-kompanitë kanë njoftuar më parë se sa Kryeministri Kurti dhe Ministrja Gërvalla, shkruan lajmi.net.
Musliu-Shoshi më tej shton se qeveria duhet të fokusohet në njohjet e reja.
“Shumë më shpejtë kanë bërë njoftim që janë heq vizat e Tajlandës për Kosovën avio-kompanitë sesa Donika e Albini!
Tajlanda ka nevojë për më shumë turistë dhe ka bërë ndryshim të politikave siç është heqja e vizave për shumë shtete e në mesin e tyre (93) është edhe Kosova!
Për sukses, koncentronu më shumë te ‘tigrat prej letre’ e siguroni ndonjë njohje a anëtarësim se mashtrimi s’po iu ecë” shkruan Musliu-Shoshi në reagim.