Deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka nxjerrë në pah shpenzimet enorme të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të bëra gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi ka bërë publike shpenzimet e Gërvallës dhe kabinetit të saj në një udhëtim të vetëm, e që janë 86 mijë e 512 euro.
Sipas Musliu-Shoshit, në këto shpenzime nuk janë të përfshira edhe ato të kryeministrit Kurti, me kabinetin e tij.
“Ende s’keni parë gjë! Jeni të vjedhur e të mashtruar”, shkroi Musliu-Shoshi.
Postimi i plotë i saj: