Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Musliu Shoshi: Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm, nuk iu ecë me shtetet e KiE-së

Musliu Shoshi: Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm, nuk iu ecë me shtetet e KiE-së

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj letrës që ekzekutivi e ka adresuar te presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos lidhur me draft-statutin për Asociacionin.

“Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE-së! E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin! E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Musliu Shoshi u propozoi që mos të marrin hapa që t’i thuhet KiE-së se u treguan të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim.

Aleatët, sipas deputetes së PDK-së, janë besnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Postimi i plotë: