Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Musliu: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për tensionim, grupi i Radojiçiqit ka përkrahje prej Beogradit zyrtar

Musliu: Serbia me përpjekje të vazhdueshme për tensionim, grupi i Radojiçiqit ka përkrahje prej Beogradit zyrtar

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raportoi drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Dyert e sallës ku u mbajt takimi ishin mbyllur për media, raporton Indeksonline.

Megjithatë, pas përfundimit të takimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, tha se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe se nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Musliu shtoi se situata në pjesën veriore të vendit është e qëndrueshme, ani pse Serbia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për tensionime.

Musliu deklaroi se një grup terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione, duke shtuar se grupi i udhëhequr nga Milan Radojiçiqi dyshohet të ketë përkrahje nga Beogradi zyrtar.