Deputetja e PDK-së në Kuvend, Ganimete Musliu ka folur për alarmin me bombë në Kuvend që doli të jetë i rrejshëm.
Ajo tha se në 5 vjetët e fundit, në Kuvend mund të hyjë e të dalë kush të dojë dhe të fusë çka të dojë.
“Gjendja e sigurisë në Kuvend që 5 vite e këndej është e papranueshme. Mund të hyjë e të dalë kush të dojë. Çdo gjë që ekziston mund të futet në Kuvend. Duke e njoftë shumë mirë sistemin e sigurisë dhe kontrollave në Kuvend, unë mundem me besu që mund të ketë diçka. Por nuk e di përndryshe pse dikush duhet të ketë arsye pse me bo filma të tillë”, tha Musliu para gazetarëve.