Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka publikuar disa dokumente të shërbimeve të intelegjencës serbe për të cilat thotë se paskan tentuar që ta quajnë “bashkëpunëtorë të shërbimeve amerikane të inteligjencës”.
Musliu përmes një shkrimi në Facebook thote së ky dokument, që me gjasë shton se është “deponuar në ish-Tribunalin e Hagës për Jugosllavinë, është provë se si janë vrarë (me prova të fabrikuara) shumë njerëz në Kosovë, e ku në mesin e tyre kam mundur të jem edhe unë! Edhe vëllai im, Fatmiri”.
Megjithatë, Musliu tregon se kolegu i tij, Kastriot Kelmendi u vra më 24 mars 1999 së bashku me babain e tij dhe vëllanë e tij.
“Për një “qime floku” kemi shpëtuar unë dhe Fatmiri. Serbia dhe shërbimet e saj vrastare sekrete, paskan provuar të na quajnë “bashkëpunëtorë të shërbimeve amerikane të inteligjencës”. Kjo nuk është ndonjë shpifje që neve na ofendon, por është shpifje. Kjo shpifje është bërë për të na e marrë jetën – për të na vrarë! Fatkeqësisht, me fabrikime të tilla, Serbia ka vazhduar njëjtë”, shkroi Musliu.