Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një qytetar, ku shihet një faktur e shkruar me shkronja çirilice.
Musliu shkroi se në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti.
Qytetari i cili ma ka dërguar këtë fatur shkruan se kjo ndodhë për herë të parë me pranu fatura me shkronja çirilice.
Dhe me të drejtë shtron pyetjen “a jemi edhe ne Kosovë”?