Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Musliu për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Sjellje e papranueshme, ka humbur morali i policit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për vdekjen e të riut 27-vjeçar në Lipjan, pas ndërhyrjes së pesë zyrtarëve policorë.

 

“Ishte një pamje që ende nuk jam qetësuar që tri ditë që e kam parë. Kjo nuk është vetëm çështje e një faktori, janë shumë faktorë që duhet të trajtohen. Kam thënë shpesh në seanca parlamentare se ka humbur morali i policit dhe ushtarit. Sot nuk ka kritere, janë për toke, dhe hyn kushdo në polici pa ndonjë trajnim adekuat”, tha Musliu.