Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Musliu pas vendimit të Speciales: Të përgjigjemi me protesta të pandalshme në Prishtinë e Bruksel

Musliu pas vendimit të Speciales: Të përgjigjemi me protesta të pandalshme në Prishtinë e Bruksel

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka refuzuar mocionin e Thaçit dhe të tjerëve, duke vendosur të mos rrëzojë asnjë prej akuzave kundër krerëve të UÇK-së.

Musliu ka thënë se ndaj këtij vendimi duhet të përgjigjemi me protesta të pandalshme popullore në Prishtinë e Bruksel.

“Çdo qasje tjetër është hipokrizi dhe na bënë bashke akuzues: Mos na e mbyllni gojën me parullat: “Rrini urtë se i dëmtojmë!” apo “Heshtni se kuptohet si ndërhyrje në drejtësi!””, ka shkruar Musliu në Facebook.

Musliu tutje ka pyetur se çfarë bëri Qeveria e Kosovës përballë këtyre zhvillimeve në Gjykatën Speciale.

“Dhe sikur të mos mjaftonte dështimi i deritashëm, sot Kosova qëndron pa qeveri, pa institucione dhe pa agjendë. Mos vallë edhe ky ngërç institucional është i sponsorizuar nga të njëjtit donatorë sikurse edhe Gjykata Speciale.  “, ka pyetur ajo.