Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu: Lista Serbe, instrument politik i Beogradit që po humb terren në Kosovë

Musliu: Lista Serbe, instrument politik i Beogradit që po humb terren në Kosovë

Në zgjedhjet e fundit lokale është vërejtur një rënie e ndjeshme e mbështetjes për Listën Serbe, parti e cila për vite me radhë ka dominuar skenën politike të komunitetit serb në Kosovë.

Sipas të dhënave zgjedhore, rezultatet e saj janë ndjeshëm më të ulëta krahasuar me ciklet e kaluara.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, thekson se Lista Serbe ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin serb në Kosovë, pasi, sipas tij, ka vepruar si instrument i Beogradit dhe jo si zë i qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

“Që nga detyrimi i serbëve lokalë për të braktisur institucionet e Kosovës, deri te frikësimi dhe shantazhimi i tyre, Lista Serbe ka punuar për ta përkeqësuar jetën e komunitetit që gjoja përfaqëson”, ka deklaruar Musliu.

Sipas tij, rezultatet e fundit janë tregues i qartë se një pjesë e konsiderueshme e serbëve të Kosovës nuk e ndjen më këtë subjekt politik si përfaqësues të interesave të tyre reale, por si një strukturë që vepron sipas direktivave politike të Beogradit.