Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të “t’i japë lirinë deputetëve të VV-së për të votuar Rezolutën në mbështetje për Policinë”.
Deputetja Musliu ka thënë seKurti ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, ndërsa tani po bën krejt diçka tjetër, derisa e ka krahasuar me produktet në “AliExpress”.
“Albin Kurti kudo që të jesh, të bëj thirrje, jepju lirinë deputetëve të partisë tënde për të vendosur dhe votuar parimisht. Mos harro se ke ardhur me premtime të mëdha në pushtet ndërsa veprimet e tua si qeveritar, në krahasim me premtimet e fushatës po e dëshmojnë çdo ditë se ti je thjeshtë një produkt i porositur në ‘AliExpress’, që porosit diçka tjetër dhe të vjen diçka tjetër, ke premtuar diçka tjetër, vepron diçka tjetër. Me kuptimin e plotë të fjalës, Albin Kurti je një dështak”.
Ganimete Musliu, gjatë fjalimit të saj e lexoi një mesazh që e kishte marrë nga një policor kufitar.
Nëpërmjet këtij mesazhi bëhej e ditur se gjendja është e tmerrshme.
“Jam polic kufitare, dhe gjendja në policinë kufitare të vijës së gjelbër është e mjerueshme. Nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjienike bazike. Rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara”, tha Musliu.
/TV Arbëria