Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufcën pasi deputetët e pozitës nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme e cila ka të bëj me “Rezolutë për mbështetjen financiare të Policisë”.
Ajo kërkoi nga kryeparlamentari ose të ju bëj thirrje publike deputetëve të pozitës që t’i përkrahin kërkesat e Policisë, ose të ia lirojë ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë.
“Për ju tani më mirë do të ishte ose të bëni thirrje publike deputetëve të partisë suaj që t’i përkrahin kërkesat e Policisë së Kosovës, ose t’ia lironi ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë. S’keni lënë mjet pa përdorur, pa e nënshtruar opozitën, por do të dilni vet të poshtëruar”, ka thënë Musliu.
Ajo po ashtu tha: “Thirre shumicën parlamentare e shpërbëjeni këtë kuvend. Ju nuk frikësoheni, jeni gjithmonë në fuqi nga ajo çka propagandoni. Fitojini zgjedhjet edhe me 80 për qind a 90, s’ka problem, por që duhet të kthehet vullneti politik në duart e qytetarëve kjo është e padiskutueshme. Prandaj për procedurë të mëtejme kjo seancë varet prej teje si kryesues ose si udhëheqës i kësaj seance”.
/TV Arbëria