Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Musliu i reagon Rizvanollit: Ku lodhet ajo me 210 mijë euro në konto për minatorët që nuk i kanë marrë ende pagat

Musliu i reagon Rizvanollit: Ku lodhet ajo me 210 mijë euro në konto për minatorët që nuk i kanë marrë ende pagat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar përmbrojtjen që Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ia bëri Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili i rëndoi minatorët e Trepçës, duke i marrë në pyetje se “kush po vjedh”?

Musliu thotë se Rizvanollit nuk i intereson për minatorët që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim.

“Artane Rizvanolli i paska dalë në krah Sveçles për kërcnimt që ai iu bëri minatorëve. Po ku lodhet ajo me 210 mijë euro në konto (sipas deklarimit te pasurisë) për minatoret që nuk i kanë marrë ende pagat e korrikut e po jetojnë në mjerim.

S’kanë faj as Sveçla as Rizvanolli faj kanë minatoret që lejojnë me u poshtru nga të poshtrit. Është dasht me i futë në minierë e me ju thanë hajde shihni si vjedhet dhjetra metra nën tokë e me ti mbajtë aty deri me 9 shkurt”.

Powered by WordPress