Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Musliu: E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike

Musliu: E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike

Ndonëse e jashtëzakonshme, megjithatë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quan demokratike Konventën e PDK-së ku pritet të votohet kryetari i ri, pasi Memeli Krasniqi me 12 nëntor veçse dha dorëheqje nga kjo pozitë.

“E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi. Uroj që Konventa të shkojë mbarë dhe ne edhe ju do të dalim të kënaqur pas mbarimit të kësaj Konvente”, tha ajo.