Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Musliu e quan manipulues ministrin Peci: Speci ose Peci, njani duhet me përfundu në burg

Musliu e quan manipulues ministrin Peci: Speci ose Peci, njani duhet me përfundu në burg

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas akuzave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci se në periudhën 2015-2017 me një traktor janë paraqitur se janë blerë 33 traktorë, duke u vjedhur kështu 3.3 milionë euro.

Musliu ka shkruar se nëse kjo është e vërtetë dhe Peci nuk e ka paraqitur në Prokurori, por e ka mbajtur për shantazh, duhet të dënohet me ligj.

“Prokurori pas këtyre deklaratave ose PECI ose SPECI njani duhet me përfundu në burg”, ka shkruar Musliu në Facebook.

 

Powered by WordPress