Miliarderi Elon Musk ka bërë një thirrje publike drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas Musk, BE duhet shfuqizuar.
Një “sugjerim” i tillë nga ana e tij vie vetëm pak pasi Komisioni Evropian gjobiti rrjetin e tij social X.
“BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti t’u kthehet vendeve individuale, në mënyrë që qeveritë të mund t’i përfaqësojnë më mirë popujt e tyre”, shkroi Musk në X.