Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar ‘përplasjet’ në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe ministres Donika Gërvalla.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po të ishin adoleshente, ironizimet në mes ish shoqeve të ngushta do të dukeshin simpatike, por që ato janë në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe me këtë gjuhë dhe mënyrë komunikimi, shfaqen jodinjitoze e skandaloze.
Postimi i tij i plotë:
Po të ishin tinejxhere, këto ironizimet ndërmjet ish-shoqeve të ngushta Vjosës e Donikës do të dukeshin fort simpatike. Por, janë në krye të institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe me këtë gjuhë dhe mënyrë komunikimi, shfaqen jodinjitoze e skandaloze.