Ishte një ditë e keqe sot për tenistin serb, Novak Djokovic, pasi që është eliminuar nga turneu i Monte Carlos.
Lorenzo Musetti e ka eliminuar serbin Novak Djokovic në fazën eliminatore të turneut të tenisit Monte Carlo.
Musetti e mposhti Djokovicin në sete me rezultat 2:1.
Raundi i parë i takoi tenistit serb (6:4), ndërsa dy raundet e tjera i fitoi Musetti me shifrat 7:5 dhe 6:4.
Me fitoren e sotme, Musetti vazhdon në çerekfinale të Monte Carlos, ku atje do të përballet me Jannik Sinner.
Musetti mposht 2:1 Djokovicin dhe e çon në shtëpi. /TV Arbëria