Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Murtezaj: Prezenca e Kosovës në Amerikë sot është pothuajse inekzistente

Murtezaj: Prezenca e Kosovës në Amerikë sot është pothuajse inekzistente

Profesori në Universitetin e Francës, Valon Murtezaj ka deklaruar se prezenca e Kosovës në Amerikë sot është shumë më e varfër.

Sipas tij, nuk ka investuar askush në ripërtritjen e kontakteve që Kosova ka pasur në kohën e presidentit Ibrahim Rugova apo në kohën e shpalljes së pavarësisë së vendit.

“Ajo çka vërehet në gjithë dimensionin politik në Kosovë edhe ata që qeverisinpor edhe ata që pretendojnë për të qeverisur në të ardhmen, prezenca e Kosovës në Amerikë sot është shumë më e varfër, pothuajse inekzistente. Nuk ka investuar askush në ripërtritjen e kontakteve që Kosova ka pasur ta zëmë në kohën e presidentit Rugova apo në kohët më të vështira gjatë koordinimit për shpalljen e pavarësisë. Ne nuk kemi prezencë të lobimit te Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai në “ARB DEBAT” në TV Arbëria.