Profesori universitar, Valon Murtezaj duke komentuar administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, ka deklaruar se e njëjta është rikthyer me një intensitet të lartë.
Madje ai tha se si duket presidentit Trump i kishin mbetyr merak plot gjëra që nuk i kishte bërë nga mandati i kaluar.
“Administrata Trump e sidomos tani kjo e dyta, si duket zotit Trump i kanë mbetur merak plot gjëra që nuk i ka bërë në gjiron e parë, në termin e parë, dhe është kthyer me një intensitet të paparë. Pra qindra urdhëra ekzekutiv te cilët janë marrë dhe tani Elon Musk është personi i cili i kujdeset, nga pikëpamja e tyre gjithmonë, që ata urdhëra ekzekutiv të zbatohen. Prandaj kanë edhe shumë konflikte të brendshme me adminisaartën tradicionale amerikane”, tha Murtezaj në “ARB DEBAT”.