Në redaksinë e Klan Kosovës kanë arritur disa fotografi të gjendjes së Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga pamjet shihen dyert e drita e dëmtuar, dhe muri i çarë, teksa kutia e rrymës qëndron e hapur.
Dërguesi i pamjeve ka thënë që ndonëse stafi është i mrekullueshëm në trajtim, të njëjtën gjë nuk mund ta thonë edhe për kushtet në ambientet e kësaj klinike.




