Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Murati u reagon Ibrahimit dhe Muharremajt: Dezinformatat nuk kalojnë, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera të gjykatave jo nga Qeveria

Murati u reagon Ibrahimit dhe Muharremajt: Dezinformatat nuk kalojnë, llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera të gjykatave jo nga Qeveria

Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfevre, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të Asociacioni të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi dhe kryetari të Suharekës, Bali Muharremaj.

Murati ka thënë se Qeveria nuk bllokon llogaritë e komunave.

Muharremaj për këtë ka thënë se komuna nuk do të mund të paguajë operatorët që kanë kryer projektet për shkak të llogarive pasive, duke thënë se Qeveria e ka bërë qëllimshëm.

Por, Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk qëndron.

“Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka thënë Murati.