Ministri i Financave, Hekuran Murati u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen, ku thotë se ky proces do të vazhdojë deri me 17 maj, raporton TV Arbëria.
Murati thotë se pensionet, shtesat e fëmijëve e shumë politika të tjera varen nga regjistrimi i popullësisë.
“Me këtë regjistrim do ta dijmë saktë se sa pensionistë jetojnë në Kosovë, por edhe sa fëmijë nën moshën 16 vjeçare. Do ta dijmë edhe madhësinë e familjes mesatare, si dhe shumë të dhëna tjera demografike. Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë”, ka shkruar Murati.
Ministri tutje thotë se nëse qytetarët nuk regjistrohen atëherë ata nuk do të ekzistojnë në statistikat e shtetit. /TV Arbëria