Ai nuk tregoi ndonjë datë të saktë se kur do të procedohet në kuvend buxheti.
“Ekipet janë duke e finalizuar ligjin e buxhetit dhe po besoj që po sa ta kemi gati, ditën e nesërme mund edhe të thirret mbledhja, për ta proceduar më tutje në kuvend e pastaj janë procedurat që i parasheh kuvendi. Sa i përket numrave, ne i kemi numrat, pra kemi ende shumicën në kuvend me gjithë lëvizjet e fundit që kanë ndodhur. Por gjithsesi besoj që ligji i buxhetit, duke qenë një ligj tepër i rëndësishëm dhe jetik për qytetarët e vendit, pra nuk do të bëhet pjesë e betejës politike apo ndonjë fushatë zgjedhore sepse është ligj që duhet të kalohet me patjetër në mënyrë që të mirëmbahet dhe të ketë vazhdimësi në funksionimin e shtetit”, tha ai.