Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Murati përplaset me Abdixhikun për koeficientin në Ligjin për paga

Murati përplaset me Abdixhikun për koeficientin në Ligjin për paga

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është përplasur ashpër me deputetin, njëherësh kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ku po shqyrtohet Projektligji për plotësim-ndryshimin e buxhetit, ministri Murati tha se Abdixhiku po ia huq çdo koncepti ekonomik, kur po kërkon ngritjen e vlerës së koeficientit në 125 euro në kuadër të Ligjit për Paga.

“Sa i përket ligjëratës së Abdixhikut, mund të them mjerë studentët që kanë pasur rastin ta dëgjojnë. Me të vërtet është fatkeqësi. Kjo shihet edhe në rezultatin pastaj në tregun e punës që studentët që dalin nga profesor si ky, nuk kanë njohuri bazike për të konkurruar në tregun e punës. Dikush që thotë se inflacioni është krizë ekonomike, shihet se ia ka huqur çdo koncepti ekonomik. Inflacioni, rritja e çmimeve është inflacion, kriza ekonomike ka të bëjë me diçka tjetër. Dikush që pretendon me marrë mjete për t’i shtuar pagat sektorit publik dhe rritë diskrepancën me sektorin privat, e në fakt propozimi është për t’i marrë nga sektori privat, tregon se nuk e dinë as buxheti si funksionon. Jo vetëm ekonomia, por edhe buxhetin se kuptoni ju”, tha ai.

Atij i reagoi Abdixhiku, i cili tha se fajtori kryesor që është ministër sot Hekuran Murati, është deputeti Avduallah Hoti, siç tha që e ka mbajtur atë afër sa ka qenë ministër.

“Fajin për një ministër të tillë që e kemi sot e ka vetëm Avdullah Hoti, që e ka mbajtur afër në Ministri të Financave. Ky nuk ka lidhje bazike për zhvillimet më elementare që ndodhin aty…Prandaj për gjëra të tjera bazike edhe një herë po them vitin e ardhshëm mund të vish në ligjëratën e re dhe të kuptosh. Shumica e deputetëve të juaj kanë qenë studentë të mijë përndryshe”, theksoi ai./TV Arbëria

Powered by WordPress