Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Murati paditë për shpifje Lirim Mehmetajn: S’kam interes financiar në ndonjë kompani të tregtimit të energjisë elektrike

Murati paditë për shpifje Lirim Mehmetajn: S’kam interes financiar në ndonjë kompani të tregtimit të energjisë elektrike

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka mohuar se ka interes financiar në ndonjë kompani që merret me tregtimin e energjisë elektrike në Kosovë.

Murati po ashtu ka mohuar se Blirind Danjolli, për të cilin është raportuar se është i punësuar në njërën nga kompanitë që merren me tregtimin e energjisë elektrike, është këshilltar i tij.

“Blirind Danjolli, i përmendur si këshilltar, ka dhënë dorëheqje dhe është liruar nga përgjegjësitë që ka pasur në kabinet qysh në fillim të këtij viti, pra është ish-këshilltar, e jo këshilltar aktual siç janë munduar ta paraqesin”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se ka vendosur ta padisë për shpifje gazetarin Lirim Mehmetaj.

“Prandaj edhe kam vendosur që për shpifjet e tilla të dorëzoj padi në gjykatë, përfshirë edhe këtë të fundit. Pres në gjykatë ballafaqimin në mes të vërtetës dhe shpifjeve të këtij ordineri.”, ka shkruar ai.