Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale dhe më të lira për bizneset

Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale dhe më të lira për bizneset

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të këtij sistemi në Kosovë.

Sipas Muratit, ky udhëzim i ri do të mundësojë që arkat fiskale të bëhen plotësisht digjitale, duke ulur ndjeshëm kostot.

“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset. Qeveria për bizneset!”, ka shkruar Murati.