Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Murati kundër Grudës: Seanca për buxhetin është e ligjshme – Eksperti thotë të kundërtën

Murati kundër Grudës: Seanca për buxhetin është e ligjshme – Eksperti thotë të kundërtën

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, i cili tha se seanca e jashtëzakonshme e cila është duke u mbajtur, është jokushtetuese.

“Gruda e di shumë mirë që kjo nuk qëndron. Nuk është e shkruar askund një gjë e tillë. Ai iu referua praktikave, por ato bëhen duke i zbatuar në praktikë. Kjo është praktikë që po formohet tash. Kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe mund të shfrytëzohet si e tillë”, tha Murati në Kuvend.

Ndërsa, TV Arbëria ka kontaktuar me një ekspert ligjor, avokatin Visar Rrecaj, i cili u deklarua se kjo është në kundërshtim me ligjin.

“Një seancë e thirrur nga qeveria në detrë e Kosovës për votimin e buxhetit nga qeveria në etyrë është në kundërshtim me ligjin. Ligji është i qartë edhe aty ka vetëm një përjashtim kur qeveria në dorëheqje mund ta procedurojë buxhetin në Kuvendin e Kosovës, por jo një qeveri në detyrë, kështu që është në kundërshtim”, u shpreh Rrecaj.