Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Murati kalon në temë tjetër pas akuzave se ndërhyri në raportin e ZKA, merret me pagat në kohën e Haradinajt

Murati kalon në temë tjetër pas akuzave se ndërhyri në raportin e ZKA, merret me pagat në kohën e Haradinajt

Ministri i Financave ka zgjedhur të merret sot me pagat në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt, një ditë pasi Zyra Kombëtare e Auditimit ndërhyri në një raport të saj pas vërejtjes së Hekuran Muratit se është bërë një “lëshim teknik” për çështjen e parave të shpenzuara për karburant të veturave.

Murati publikoi dy vendime për pagat gjatë kohës kur kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj, ndërkaq Bedri Hamza ishte ministër i Financave.

“Kur jemi te pagat, a e dini se sa janë rritur pagat në qeverisjen PDK-AAK-Nisma, kur Kryeministër ishte Ramush Haradinaj, dhe Ministër i Financave ishte Bedri Hamza?

Me datë 20 dhjetor 2017: – Rritje e pagave për 100%, për të gjitha pozitat e kabinetit qeveritar, sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor. Me datë 12 janar 2018: – Rritje e pagave për 4%, për shërbyesit publikë. Premtimet e tyre tashmë i dini, por edhe veprimet kur ata ishin në pushtet, ua kemi parë. Më poshtë i keni edhe vendimet përkatëse”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Powered by WordPress