Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Murati: ka një sqarim pse po ndodh mungesa e punëtorëve

Murati: ka një sqarim pse po ndodh mungesa e punëtorëve

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për mungesën e punëtorëve në vend

Sipas tij, ka mospërputhje ndërmjet aftësive që kërkojnë bizneset dhe aftësive që i posedojnë të rinjtë; dhe se bizneset s’po krijojnë kushte të mira për punëtorët.

Murati tha se po marrin masa dhe tha “në vazhdimësi kemi shtim të masave” për ta zgjidhur këtë problem. Murati tha se Qeveria ka mbështetur trajnime apo kurse të IT-së dhe “trajnime të tjera për sa i përket fushave të tjera”.

Madje sipas tij, se bizneset e kanë rritur profitin së fundmi, andaj tha se “duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve”.

“Ka një mospërputhje mes të aftësitë që kërkohen nga tregu i punës dhe të atyre që shumica e të rinjve tanë i kanë. Pra, ka vende pune për programer, mirëpo duhet kohë që të trajnohen dhe të shkollohen programer të rinj me paga të larta. Kemi edhe problemin e mosofrimit të kushteve nga bizneset”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress