Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Murati: Çështja e koeficientit s’po mbahet sekret

Murati: Çështja e koeficientit s’po mbahet sekret

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot u shpreh se çështja e koeficientit nuk po mbahet sekret.

Ai theksoi se duke u përllogaritur ashtu siç ju vijnë informatat nga organizatat buxhetore.

“Çështja e koeficientit nuk është se po mbahet sekret, e kemi thënë që nga dita e parë, është duke u përllogaritur ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore. Prandaj, ajo lista në ligjin e pagave që është tek aneksi aty, tash duhet secila organizatë buxhetore të na tregojë sa persona i ka në këtë pozitë, përshembull në pozitën A me kaq koeficient, me koeficientin 7 sa persona i ka në pozitën B ka me koeficientin 6, a persona i ka në pozitën C me koeficientin 5. Momentin kur bëhet përmbledhja e gjitha këtyre, tek atëherë mund të përpjesëtohet me shumën e ndarë në buxhet dhe mund të dihet vlera e koeficientit.”, u shpreh ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës po vazhdon të mos bëjë edhe më tej publike vlerën e koeficientit të pagave të zyrtarëve publikë. Nga ekzekutivi thanë se vlera e tij do të bëhet publike gjatë këtij muaji, pa dhënë ndonjë datë të saktë. Ndërsa, nga shoqëria civile kanë thënë se Ligji i Pagave mund të shfuqizohet përsëri.

Kujtojmë që, Ligji i Pagave në sektorin publik ishte miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

/TV Arbëria

Themes by WordPress